Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, ku ka thënë se nuk janë shumë të rëndësishme vlerat e humbura nga sanksionimi sa është i madh dëmi që i është bërë Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Më tej, ajo e ka sqaruar se si është situata, “Kosova sot është e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit”.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e kishte votuar marrëveshjen që ia lehtëson rrugën Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend. Por, Kosova nuk i takon një njeriu”, ka përfunduar Çitaku.