Çitaku kritikon Osmanin për heshtjen e saj ndaj vërshimeve të fundit në Kosovë

Vërshimet e së enjtes kanë përfshirë vende të tëra të rajonit, ndër të cilat, më e prekura ishte ajo e Skenderajt. Nënkryetarja e PDK-së, Çitaku ka kritikuar presidenten Osmani për heshtjen e saj lidhur me ngjarjet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku i është drejtuar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke kritikuar këtë të fundit për heshtjen e saj për vërshimet e së enjtes në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha dhe një fjalë e presidentes, sipas saj, ka munguar.

“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”, ka deklaruar ajo.

Vërshimet e së enjtes kanë përfshirë vende të tëra të rajonit, ndër të cilat, më e prekura ishte ajo e Skenderajt. Kjo e fundit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Disa nga komunat janë vizituar nga kryeministri Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. Ndërsa, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika