Çitaku kritikon Qeverinë: Kosova po izolohet, Serbia po forcon raportet me SHBA-në

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se Kosova po mbetet e izoluar në arenën ndërkombëtare, ndërsa Serbia po forcon bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, prej gjashtë vjetësh Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese, me marrëdhënie të dëmtuara me aleatët strategjikë, ndërkohë që Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të re për Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Çitaku përmes një statusi në Facebook theksoi se kjo marrëveshje përfshin fusha të rëndësishme si inteligjenca artificiale, energjia, gazi i lëngshëm amerikan (LNG), të cilin, sipas saj, kryeministri Albin Kurti e kishte refuzuar, si dhe bashkëpunimin në hulumtimet hapësinore.

Ajo përmendi gjithashtu se, vetëm pak ditë pas vizitës në Kosovë të këshilltarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, u publikua një raport, të cilin e cilësoi si tejet kritik dhe që, sipas saj, dëmton imazhin e Kosovës.

Ajo shtoi se Kosova dikur ishte në qendër të vëmendjes së botës demokratike, ndërsa sot, sipas saj, po rrëshqet në periferi të interesimit të qendrave vendimmarrëse ndërkombëtare.

Në fund, Çitaku theksoi se e ardhmja e Kosovës ndërtohet përmes aleancave të forta, besueshmërisë dhe koordinimit me partnerët strategjikë, duke paralajmëruar se, me këtë mënyrë të qeverisjes, vendi rrezikon të mbetet në periferi, një kosto që, sipas saj, do ta paguajnë qytetarët dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika