Çitaku – Kurtit: Armiqtë janë jashtë Kosovës, lëreni Thaçin rehat – ai po lufton për historinë tonë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar të dielën në konferencë për media se në veri jemi të hendikepuar për shkak se “ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”.

Për këtë deklaratë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar duke i kërkuar që të ndalojë referencat ndaj Hashim Thaçit, i cili, sipas saj, është duke zhvilluar një betejë për të historinë e vendit.

“Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.

Ajo gjithashtu kritikoi qasjen e Kurtit ndaj situatës në veri, duke i kujtuar se qeveria aktuale ka të gjitha mjetet dhe kompetencat për të vepruar në funksion të fuqizimit të Republikës së Kosovës.

“E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju”, ka theksuar Çitaku, duke potencuar se opozita do të mbështesë çdo vendim që shkon në funksion të forcimit të shtetit.

“Armiqtë e Kosovës, ata të vërtetit janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj.  Hashim Thaçi, opozita, mediat, nuk qeverisin me Kosovën. E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju, si për polici, si për AKI, si për FSK-në. Ato vendime që janë në funksion të fuqizimit të Republikës i mbështesim edhe ne”, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika