Çitaku-Kurtit: Kontributi i vetëm në liberalizimin e vizave ka qenë gazi lotsjellës e kauza e rrejshme e demarkacionit
Vlora Çitaku nga PDK, ka reaguar në lidhje me një postim të kryeministrit Albin Kurti, i cili tenton t’i marrë meritat për liberalizimin e vizave. Sipas Kurtit, “pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza, paska thënë Kurti”. Kurse Çitaku i […]
Vlora Çitaku nga PDK, ka reaguar në lidhje me një postim të kryeministrit Albin Kurti, i cili tenton t’i marrë meritat për liberalizimin e vizave.
Sipas Kurtit, “pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza, paska thënë Kurti”.
Kurse Çitaku i ka reaguar duke i thënë se “kontributi” i vetëm i tij për liberalizim të vizave ka qenë gazi lotsjellës në kuvend dhe sipas saj kauza e rrejshme për demarkacionin me Malin e Zi.
Çitaku ka vazhduar duke thënë se VV-ja nuk e ka votuar “as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi”, dhe po ashtu “njejtë nuk e keni votuar as MSA-në.”.
Sipas saj Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se Kurti e VV-ja të vinin në pushtet.
“Mos i fyeni qindra shërbyes civil që kanë punuar me shumë zell e përkushtim”, ka shkruar ajo.















