Çitaku – Kurtit: Kosova është më e madhe sesa egoja jote, mashtrimit tënd po i vije fundi

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar ndaj aleatëve, duke theksuar se Kosova është e izoluar ndërsa Serbia po përfiton nga marrëveshje strategjike me SHBA-në dhe shtete të tjera

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qasje të gabuar ndaj aleatëve.

Çitaku ka theksuar se Serbia të mërkurën e nënshkroi marrëveshjen me SHBA-në për investime strategjike në fushën e energjetikës, pas marrëveshjes me Gjermaninë për litiumin e pas asaj me Francën për avionët e avancuar ushtarakë, e sipas saj, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.

Ajo ka thënë se kur miqtë thonë që Kosova është në rrugë të gabuar “është koha me e pa veten në pasqyrë”.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika”, ka shkruar tutje Çitaku.

Po ashtu, ajo i ka thënë Kurtit se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa egoja e tij, teksa ka shtuar se “mashtrimit po i vije fundi”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika