Çitaku-Kurtit, reflekto: Ndërroni kandidatin dhe ecim përpara
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit për të 19-tën herë radhazi të seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën politike në mënyrë që të mundësohet konstituimi i institucioneve. Duke folur para mediave, Çitaku theksoi se […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit për të 19-tën herë radhazi të seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën politike në mënyrë që të mundësohet konstituimi i institucioneve.
Duke folur para mediave, Çitaku theksoi se PDK nuk i komenton dëshirat personale të Kurtit, por përqendrohet në realitetin politik në Kuvend.
“Ne i bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën, në mënyrë që institucionet të mund të konstituohen. PDK ka treguar përgjegjësi dhe ka qenë konstruktive gjatë gjithë këtij procesi. Po bëjmë gjithçka që është në funksion të zhbllokimit institucional”, tha Çitaku.
E pyetur për deklaratat e një dite më parë nga Kurti, Çitaku ka thënë shkurt se: “Nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti. Ai nuk ka shumicën parlamentare. I bëjmë thirrje të ndërrojë kandidatin dhe të vazhdojmë përpara.”















