Çitaku: Nga kryeneçësia e VV-së institucionet vazhdojnë të mbesin të bllokuara, i bëjmë ftesë për reflektim
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së 25-të për konstituimin e Kuvendit, e ka cilësuar situatën si të rrezikshme për të ardhmen ekonomike dhe institucionale të vendit. Ajo ka theksuar se për shkak të bllokadës në Kuvend, po rrezikohen edhe 140 mijë punëtorë dhe gjithë familjet në vend. “Gomonia […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së 25-të për konstituimin e Kuvendit, e ka cilësuar situatën si të rrezikshme për të ardhmen ekonomike dhe institucionale të vendit.
Ajo ka theksuar se për shkak të bllokadës në Kuvend, po rrezikohen edhe 140 mijë punëtorë dhe gjithë familjet në vend.
“Gomonia kosovare po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të mos e mbajë peng vendin.
“Edhe njëherë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, ka theksuar ajo.















