Çitaku: Pa një zor të madh nuk ngrihet e gjithë kupola e shtetit ta mbrojë Martin Berishajn

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ritheksuar se "pa një zor të madh nuk ngrihet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt"

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se “po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngrihet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt”.

“Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurti”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, të mërkurën, Çitaku në një konferencë për media ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit Berishaj duke thënë se “pa një zor Qeveria nuk e mban ende Berishajn në pozitën e ambasadorit”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika