Çitaku: Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces, por ai nuk do të përfundojë asnjëherë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi ka dykuptimësi, dhe sipas saj është vështirë të ecet përpara në rrugëtimin Evropian pa zotime të qarta nga pesëshja mosnjohëse.

Çitaku ka thënë se është shumë e vështirë të parashikohet se si do të shkojë procesi i dialogut në të ardhmen.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës (PDK) kemi shpresuar që kryeministri Kurti do të jetë i angazhuar edhe në një proces tjetër paralel të negocimit me aleatët tanë, ndërlidhur me të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”.

Ajo thotë se kështu është vepruar me aleatët edhe gjatë proceseve të kaluara të negocimit.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se së paku në aneks të marrëveshjes me Serbinë nuk ka ndonjë zotim konkret për të ardhmen evropiane.

“Ne duam ta dimë nga kryeministri a ka pasur ndonjë negocim paralel për të ardhmen tonë evropiane, posaçërisht për të siguruar njohjen e pesë vendeve evropiane”.

“Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces, por ai nuk do të përfundojë asnjëherë. Kurti duhet të insistojë te aleatët, shpresoj ta ketë bërë deri më tani, por nuk janë parë shenja që të na njohin pesë vendet e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në OKB varet edhe nga Rusia e Kina, por njohja nga pesëshja e BE-së duhet të jetë një zotim që Bashkimi Evropian duhet të marrë”.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA thotë se po të kishte njohje reciproke në marrëveshje, njohja e pesëshes do të ishte më e lehtë.

“Por kjo është vetëm një marrëveshje e përkohshme. Edhe vetë z.Borrell e tha që kjo është një status quo e re”.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se pa njohje në bllok nuk mund të ketë ecje përpara të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian./Telegrafi/

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika