Çitaku pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës: Nuk e besoj që Serbia është e vetmuar në këtë skenar
“Tashmë është e qartë për këdo, sulmi i sotëm është sulm terrorist, i planifikuar dhe me objektivë të qartë: vrasjen e policëve, cënimin e rendit kushtetues dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë”, kështu ka deklaruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Më tutje, Çitaku ka thënë se “institucionet e rendit duhet që […]
“Tashmë është e qartë për këdo, sulmi i sotëm është sulm terrorist, i planifikuar dhe me objektivë të qartë: vrasjen e policëve, cënimin e rendit kushtetues dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë”, kështu ka deklaruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Më tutje, Çitaku ka thënë se “institucionet e rendit duhet që t’i koordinojnë hapat me aleatët e Kosovës”, pasi siç ka shtuar ajo, “nuk e beson që Serbia është e vetmuar në këtë skenar”.
“E diplomacia jonë duhet të jetë shumë aktive. Serbia do të mundohet ta përmbysë të vërtetën, si gjithmonë”, ka thënë ajo.
Çitaku ka përfunduar duke thënë se “grupet kriminale që sulmuan Policinë e Kosovës duhet të sillen para drejtësisë”.















