Çitaku: Për disa, ushtarë të mirë janë vetëm ushtarët e vdekur

Sipas, nënkryetares se PDK-së, ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), nuk janë duke u vlerësuar dhe trajtuar ashtu siç meritojnë. Tutje, ajo ka  shtuar se SHBA-ja është shembull se si një shtet i respekton veteranët

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin sociali Facebook, ku ka thënë se shteti i Kosovës nuk është duke e ditur t’i trajtojë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku ka dhënë një shembull se si duhet të respektohen ata/o që kishin veshur uniformën e UÇK-së.

“Merrni pak mësim, nga SHBA-ja,  se si trajtohen veteranët”, ka shkruar Çitaku.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ajo nuk i ka ndalur kritikat e saj, ndaj atyre që nuk po i respektojnë ata që kishin qenë të gatshëm për sakrificën më sublime.

Mirëpo, Çitaku ka konstatuar se “nevoja për liri është produkt i vetëdijes”.

Ajo ka përfunduar duke thënë se “për disa, ushtarë të mirë janë vetëm ushtarët e vdekur”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika