Çitaku për propozimin evropian: Nuk ka pikur nga qielli, është produkt i negocimit disavjeçar i Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se "kryeministri me sjelljen tejet të papërgjegjshme dhe aventureske, ka krijuar një situatë, ku është rritur shqetësimi në BE dhe ShBA për sigurinë në Kosovë dhe rajon”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka thënë asgjë të re në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe se marrëveshja e propozimit evropian ka shumë dykuptimësi.

“Kjo marrëveshje nuk ka pikur nga qielli, është produkt i negocimit disavjeçar i kryeministrit. Duket që kryeministri e ka lexuar gabimisht kontekstin e ri gjeopolitik pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”, ka thënë Çitaku.

“Në vend të angazhohet seriozisht në procesin e dialogut dhe në fund të kësaj marrëveshje të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke në qendër, ne kemi një marrëveshje të përkoshme, e cila më shumë ngjason si armëpushim”, ka thënë tutje Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se kryeministri Kurti në momente më kritike të shtetit, në vend që të flasë për dialog dhe për arritje të marrëveshjes ka folur për luftë. Ajo shtoi se gjatë qëndrimit të saj në ShBA ka pasur keqkuptime dhe e kanë pyetur se nëse do të hyjnë në luftë për targa.

“Ky është rrëfimi që kryeministri me pamaturinë e tij dhe me sjelljen tejet të papërgjegjshme dhe aventureske, ka krijuar një situatë, ku është rritur shqetësimi në BE dhe ShBA për sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shtuar Çitaku në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar se kjo situatë ka mundësuar që aleatët tanë ndërkombëtarë fokusin nga zgjidhja politike e kanë sjellë tek ajo e sigurisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika