Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe njëherëshit nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërkesë së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për largimin e barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës.

Çitaku i ka dhënë një epitet presidentit të Serbisë, Vuçiq-it ku ka thënë se ky fundit “është dhe zjarrvënës dhe zjarrfikës”.

“Vuçiq-i e ka krijuar një problem, që të shpërblehet për zgjidhjen e vetë problemit që e ka krijuar”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Vucic is the pyroman and the fireman.
He creates a problem, than he gets rewarded for solving the very problem he created. pic.twitter.com/uL9peTrzBm

— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) December 28, 2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët refuzojnë të tërhiqen nga barrikadat, edhe pse presidenti Vuçiq mendon se do të ishte mirë.

“Sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiq, tani do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit, Nedeljkoviqit dhe të arrestuarve të tjerë, arritëm të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që siguria e Kosovës. forcat nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, tha Rakiq për TV Pink.

Sipas Rakiq, serbët e Kosovës nuk po u besojnë institucioneve të Kosovës prandan po refuzojnë heqjen e barrikadave.

Sipas tij serbët e Kosovës i besojnë vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.