Çitaku për VV-në: E bllokuan Kosovën dhe pasuruan mafien energjetike – kësaj mendësie i vjen fundi

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se gjatë qeverisjes së saj ka bllokuar zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe ka favorizuar mafien energjetike.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se VV-ja “prej ditës së parë ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve për të ndërtuar kapacitetet energjetike të vendit”, duke përdorur shpesh edhe dhunë politike.

Ajo ka theksuar se VV-ja ka penguar çdo përpjekje për zhvillim, duke përmendur ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe ambasadorin Martin Berishaj, të cilët sipas saj janë vetëm “maja e ajsbergut” të korrupsionit në sektorin energjetik.

“Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike. Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella. Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi. Ata po e shohin, prandaj janë në panic”, ka shkruar tutje ajo në Facebook.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika