Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ka përkujtuar masakrën e Serbisë ndaj  8 mijë e 372 burrave myslimanë të Bosnje dhe Hercegovinës më 11 korrik të vitit 1995.

“Në këtë ditë, 28 vjet më parë, 8372 civilë boshnjakë u vranë brutalisht”, ka shkruar Çitaku teksa ka shtuar se “në Serbi ende ka mohim për gjenocidin e Srebrenicës”.

Më tej, në 28-vjetorin e këtij krimi kundër njerëzimit ajo ka thënë, “Nuk do të Harrojmë Kurrë”.

Ajo ka përfunduar duke thënë se civilet boshnjak  “u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së në Srebrenicë”.

On this day, 28 years ago, 8372 Bosniak civilians were brutally murdered.

They were killed after Serbian forces attacked the UN “safe area” in #Srebrenica

To this day, there is denial in #Serbia about #SrebrenicaGenocide. #Srebrenica28 ⚪️ #WeWillNeverForget pic.twitter.com/BK0TdN2hwH

— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) July 11, 2023