Çitaku: Qeveria Kurti – pa vizion, që definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime

Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk kanë asnjë ide konkrete se si të ndihmohen qytetarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

“Pa vizion”, e ka quajtur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, Qeverinë aktuale të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk kanë asnjë ide konkrete se si të ndihmohen qytetarët.

Çitaku ka thënë se kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe e guximit për të marrë vendime.

“Sillen si administratorë të dobët të taksave tona. Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet. Pa investime kapitale”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika