Çitaku: Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Kurtin të tërhiqet
Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe përpjekje për të ndikuar në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në reagimin e saj publik, Çitaku ka theksuar se presioni qytetar dhe reagimi publik e […]
Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe përpjekje për të ndikuar në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Në reagimin e saj publik, Çitaku ka theksuar se presioni qytetar dhe reagimi publik e kanë detyruar Kurtin të tërhiqet nga, siç e cilëson ajo, një përpjekje për ta zgjedhur Presidentin në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.
“Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil “karate” dhe për ta përmbysur rendin kushtetues.















