Çitaku: Serbia po mundohet të hedh njolla mbi UÇK-në përmes Dick Marty

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku përmes një konference për media, ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty, nga shërbimet sekrete serbe, BIA.

Ajo ka thënë se, kjo tendencë e rikonfirmon faktin se, Serbia po përpiqet edhe më tutje ta njollosë të vërtetën për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Çitaku ka shtuar se, edhe më shqetësues në këtë rast, është vërtetimi i manipulimit që i është bërë ish-senatorit Marti nga shërbimet sekrete serbe, të cilat e kanë furnizuar atë me informata të fabrikuara dhe dosje të prodhuara në kabinetet politike në Beograd dhe Moskë, mbi bazën e të cilave është ngritur edhe Gjykata Speciale.

Ajo ndër të tjera ka shtuar se, nëse një orkestrim për eliminimin fizik të Martit nga shërbimet sekrete serbe është evident, vetëm që të njollosin të vërtetën e shqiptarëve dhe UÇK-së, atëherë është një agjendë e mirëorganizuar nga e njëjta mendësi.

“Kjo përbën një absurd për të vërtetën dhe drejtësinë, sepse sot, taksapaguesit evropian paguajnë për një gjykatë e cila është ngritur mbi dezinformatat dhe fabrikimet e shërbimeve sekrete serbe, shtet i cili ka kriminelë lufte me emër e mbiemër që janë të pandëshkuar për krimet e tyre”, është shprehur Çitaku.

Siç ka thënë ajo, Serbisë i mundësohet të arrijë deri aty sa të fabrikojë e të manipulojë me dëshmi të rreme për krime lufte të UÇK-së.

Çitaku e ka konsideruar se kjo situatë e krijuar, është një shkëndijë fillestare për Kosovën dhe Bashkimin Evropian për të shtruar disa pyetje për të cilat ish-senatori Marti do të duhej t’i sqaronte.

Cilat kanë qenë rrethanat që kanë nxitur apo detyruar Marty-n që të hetojë pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe rus për trafikimin e organeve nga UÇK-ja?

Kush dhe cilat shërbime sekrete i kanë dhënë Marty-it dëshmi e prova, mbi të cilat ai ka ardhur në konstatimet e tij për krimet e luftës së UÇK-së?

A ka qenë i kërcënuar apo shantazhuar atëherë, dhe a ndihet i manipuluar sot, pasi që vetë jeta e tij është në rrezik, nga po të njëjtat struktura që luajnë edhe rolin e kriminelit edhe të viktimës?”, thekson Çitaku.

Ajo ka theksuar se, kjo çështje vë në pikëpyetje tërë klauzolën e aktakuzave të ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që do të duhej të prodhonte reflektim edhe tek institucionet e Kosovës, të cilat që nga raportimi i këtij zhvillimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, ende nuk kanë pasur kurrfarë qëndrimi.

“Nuk është fjala për çështje historike, politike, e identitare. Fjala është për bazën mbi të cilën janë ngritur akuza konkrete. Dhe kjo bazë, e ka një adresë në Beograd e një në Moskë. E ka një procedurë, shantazhin. Si dhe një qëllim, dëmtimin e imazhit të Kosovës- ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares së PDK-së, përballë këtyre ngjarjeve që demaskojnë përpjekjet e shtetit serb kundër lirisë dhe pavarësisë sonë, kundër integrimit dhe konsolidimit tonë të jashtëm, ne të gjithë e kemi obligim që ta mbrojmë Kosovën dhe imazhin e saj.

Sipas një tregimi të Dick Marty-t serbët deshën ta vrasin dhe t’ua linin fajin shqiptarëve të Kosovës. Për këtë arsye, prej kohësh atij iu desh të qëndronte i ruajtur nga policia e armatosur rëndë.

Nekdanji tožilec pod zaščito zaradi groženj srbskih obveščevalcev - N1
Dick Marty

Në dhjetor të vitit 2020, Marty ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Pasi këtij të fundit, i rrezikohej jeta nga elemente radikale të shërbimeve të intelegjencës serbe.

“Më 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje, dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”, kishte deklaruar Dick Marty për Radiotelevizionin e Zvicrës.

Radiotelevizioni i Zvicrës ka publikuar një intervistë të Dick Marty-it, ish-prokurorit dhe politikanit zviceran, i cili si anëtar i Këshillit të Evropës, kishte raportuar kinse për përfshirje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rrjet të trafikimit të organeve.

Bazuar mbi raportin e tij, u desh të themelohej edhe Gjykata Speciale, përkundër se faktet për ato që thoshte Marty, nuk dolën kurrë.

Dick Marty është shkaktari kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë,  pas akuzave të tij për trafikim të organesh nga UÇK-ja.

Gazeta Metro – Dick Marty në shënjestër të inteligjencës serbe: Ja çfarë thonë autoritetet e Zvicrës

Por, kjo gjykatë nuk e ka as një aktakuzë për trafikim të organeve mbi bazën e së cilës është themeluar.  Në të po gjykohen krerët e UÇK-së, por jo për trafikim organesh.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika