Çitaku: Shqetësuese heshtja e MPJ-së ndaj deklaratave të Beogradit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e shqetësuar për “heshtjen” e MPJ-së ndaj deklaratave të Beogradit për njohjen e Kosovës. Ndërsa, ka shtuar se Ministria e Jashtme duhet të japë një përgjigje për këtë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e shqetësuar pasi sipas saj MPJ-ja po hesht ndaj deklaratave të Beogradit për njohjen e Kosovës.

Ajo ka thënë se Ministria e Jashtme e Kosovës duhet të japë një përgjigjie mbi pretendimet e fundme nga Beogradi për çnjohjet.

Ajo u shpreh përmes një postimi në Facebook, se pavarësisht se Beogradi synon të krijojë mjegull dhe huti, mbetet shqetësuese heshtja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

”Nga përvoja, gjithmonë duhet marrë me rezervë deklaratat nga Beogradi. Në raport me Kosovën ata vazhdimisht synojnë të krijojnë mjegull dhe huti. Çka thonë eksponentët në Beograd nuk e trajtoj kurrë si të mirëqenë. E di çka kanë thanë për mua dhjetëra herë. Vec alien nuk më patën bërë. Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë”, ka shkruar Çitaku.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika