Çitaku thotë se VV-ja s’e ka vetëm PDK-në opsion për zgjedhjen e presidentit

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nëse shumica  parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm, vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, ka edhe opsione të tjera.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare nëse është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, ka edhe opsione të tjera”.

Ajo ka theksuar se PDK ka kërkuar nga Kurti të formalizojë kërkesën e tij ndaj kësaj partie përmes një letre të shkruar, porse deri tash nuk kanë marrë asgjë.

“Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për një demokraci parlamentare. Dhe ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, çështjes në fjalë dhe kemi kërkuar nga zoti Kurti që të formalizojë kërkesën e tij karshi Partisë Demokratike të Kosovës në një letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardh në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndoshta ka adresa tjera”, tha ajo.

Sa i përket qëndrimit për ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, tha se do të bëhet i ditur në seancë.

“Qëndrimin tonë do ta bëjmë të ditur në seancën plenare, nesër do ta kemi mbledhjen e grupit parlamentar. Mirëpo është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika