Çitaku: Tomë Gashi është një palaço dhe person abuziv
Palaço dhe person abuziv e ka quajtur nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku avokatin Tomë Gashin. “Tomë Gashi është një palaço dhe person abuziv, të cilin vetëm TV e Kosovës e trajtojnë seriozisht”, ka shkruar shkurt ajo. Avokati Gashi njihet për reagimet dhe akuzat në drejtim të partive opozitare në vend. Ai haptas e mbështetë Lëvizjen […]
Palaço dhe person abuziv e ka quajtur nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku avokatin Tomë Gashin.
“Tomë Gashi është një palaço dhe person abuziv, të cilin vetëm TV e Kosovës e trajtojnë seriozisht”, ka shkruar shkurt ajo.
Avokati Gashi njihet për reagimet dhe akuzat në drejtim të partive opozitare në vend.
Ai haptas e mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kauzat e saj.















