Çitaku: Vetëvendosje po mban të bllokuar Kuvendin, kjo është pengmarrje klasike
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë të qëllimshme, raporton Ekonomia Online. “Kjo është një pengmarrje klasike. VV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e […]
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë të qëllimshme, raporton Ekonomia Online.
“Kjo është një pengmarrje klasike. VV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e tyre pa shumicë, ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.” u shpreh Çitaku, duke theksuar se përgjegjësia për zhbllokimin bie mbi fituesin e zgjedhjeve.
Edhe tentimi i 32-të për konstituimn e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka rezultuar i dështuar. Në seancën e mbajtur të dielën ishin 75 deputetë në sallë, pro votuan 45, kundër 1, e abstenime s’pati. Seanca e radhës do të mbahet të martën me fillim nga ora 10:00.
Seanca e parë konstituive është mbajtur më 15 prill.
Për të 24-tën herë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vazhduar me rendin e ditës të cilin e ka përcaktuar vetë, me formimin e komisionit parlamentar për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.















