Në një ndeshje dramatike të fazës së grupeve të Champions League, Manchester City ka mposhtur sot Real Madridin me rezultat 2-1 në stadiumin Santiago Bernabeu.
Real Madrid kaloi i pari në epërsi në minutën e 28-të me golin e Rodrygo-s.
Pas një pasimi të Bellingham nga krahun e djathtë, Rodrygo mposhti Donnarumman me një goditje të ulët diagonale, duke çuar rezultatin në 1-0 për madrilenët.
Por gëzimi i vendasve zgjati pak.
Manchester City reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 36-të me golin e Nico O’Reilly, duke vendosur 1-1.
Para pushimit, në minutën e 44-të, City fitoi një penallti dhe Erling Haaland nuk gaboi, duke shënuar golin e avantazhit 2-1 për skuadrën e tij.
