Civilët ikin nga Kherson derisa shtohen sulmet ruse

Të paktën tetë persona janë vrarë, ndërsa rreth 58 janë plagosur të shtunën, nga një sulm rus në qytetin ukrainas të rimarrë së fundmi, Kherson, disa orë pasi Volodymyr Zelenskiy, paralajmëroi për një valë të re sulmesh ruse gjatë Krishtlindjeve

Një ndërtesë digjet për shkak të granatimeve ruse në qendër të Bakhmut, Ukrainë. Fotografia: Anadolu Agency/Getty Images

Tetë persona u konfirmuan se kanë mbetur të vdekur pas bombardimeve ruse në qytetin e Khersonit.

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka thënë se në shënjestër ishin zona të banuara. “Si rezultat, të paktën tetë civilë u vranë”, thuhet në një postim në Telegram.

Yaroslav Yanushevich, guvernatori i rajonit, ka thënë se 58 persona ishin plagosur, raporton The Guardian.

“Në një fundjavë, në prag të Krishtlindjes, rusët sulmuan qendrën e qytetit. Ata sulmuan tregun, qendrën tregtare, ndërtesat e banimit, ndërtesat administrative – vendet ku ka më shumë njerëz” , ka thënë ai .

Po ashtu, ai ka shtuar se shtëpitë, ndërtesat qytetare dhe automjetet janë dëmtuar.

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se sulmi në Kherson është më shumë dëshmi se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë sisteme mbrojtëse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ishte “terror, po vret për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.

Punëtorët në Mariupolin e pushtuar nga Rusia kanë filluar çmontimin e teatrit në qytetin jugor, subjekt i një rrethimi të zgjatur në fillim të këtij viti, ku qindra u vranë në një sulm ajror.

Ukraina ka njoftuar se ka vrarë 480 trupa të tjera ruse, sipas shifrave të saj të fundit të viktimave.

Autoritetet po inkurajojnë banorët të largohen nga Kherson, i cili u çlirua nga kontrolli rus në nëntor

Një zyrtar ukrainas ka bërë thirrje që fabrikat iraniane të dronëve dhe raketave të shkatërrohen për shkak të përdorimit të tyre nga Rusia në luftë. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Volodymyr Zelenskiy, tha se Irani “poshtëron në mënyrë të hapur institucionin e sanksioneve ndërkombëtare”.

Holanda ka premtuar 2.5 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) për ta ndihmuar Ukrainën në vitin 2023, me shumicën e parave të destinuara për ndihmë ushtarake.

Trupat ruse kanë sulmuar vendbanimet pranë Bakhmut , një qytet në lindje të Ukrainës, me tanke, mortaja, topa dhe artileri raketore, në 24 orët e fundit. Shtabi i përgjithshëm ukrainas i forcave të armatosura tha se ishin kryer tre sulme me raketa, 10 sulme ajrore dhe 62 sulme të shumëfishta të sistemit raketor.

Ndërsa, sipas BBC-së, qindra njerëz po largohen vetë, një radhë makinash të ngritura në pikën e kontrollit që të çon nga Kherson, e mbushur me civilë të tmerruar.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika