Kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi një plan për të “mposhtur Hamasin” dhe ushtria do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke siguruar atë që e përshkroi si “ofrimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit”, tha zyra e kryeministrit.

Siç raporton CNN, kabineti ka votuar gjithashtu për të miratuar pesë parime për t’i dhënë fund luftës, duke përfshirë kontrollin e sigurisë izraelite të Gazës dhe krijimin e një administrate civile që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez.

Sipas një burimi izraelit, plani përfshin më shumë se një faze.

Siç raporton CNN, faza fillestare përfshin evakuimin e Qytetit të Gazës dhe një zgjerim të shpërndarjes së ndihmave, është 7 tetori , sipas burimit.

Njëheri, 7 tetori  është përvjetori i dytë i sulmit të udhëhequr nga Hamasi që shkaktoi luftën e Izraelit në Gaza. Data është zgjedhur qëllimisht për simbolikën e saj, bëri të ditur ky burim i CNN.

Izraeli do ta zgjerojë ndjeshëm përpjekjen për ndihmë humanitare në fillim të fazës së parë, sipas një burimi të dytë izraelit, por plani parashikon që të mos ketë shpërndarje brenda Qytetit të Gazës si një mjet për të inkurajuar palestinezët të evakuohen.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj, tha një zyrtar izraelit për CNN para votimit në kabinet.