Çka dihet për tragjedinë në Rufc të Lipjanit?

Siç mëson Dukagjini, vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familjeje, ku i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryer vetëvrasje. Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet

Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona të pajetë në Rufc të Lipjanit ishin raportuar në Policinë e Kosovës, pasditen e së premtes.

Për Dukagjinin, këtë lajm e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Kjo e fundit kishte deklaruar se hetimet lidhur me rastin tashmë kishin filluar.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Siç mëson Dukagjini, vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familjeje, ku i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryer vetëvrasje.

Lidhur me rastin ka reaguar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij gjersa tha se tronditje si kjo lënë boshllëk të madh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika