“Çka dreqin ju solli këtu”, Von Cramon tregon pse iu drejtua kështu Policisë së Kosovës

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka pyetur se çfarë po ndodh dhe ka kërkuar arsye për praninë e forcave të armatosura në zonë. Ajo ka treguar se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka mbështetur pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, por ka vënë në dyshim aftësinë e kryetarëve të rinj të zgjedhur për të qeverisur me një përkrahje të vogël elektorale

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është pyetur në një konferencë për media për sjelljen e saj ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku i kishte pyetur se “çfarë dreqin po bëni”, ajo ka thënë se “se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtet e nevojshme të qëndrojnë aty dhe se edhe në Gjermani kur ka marrë pjesë në protesta bënte të njëjtat pyetje”.

“Erdha në një situatë që ishte absolutisht e papërshtatshme. Ju keni shkopinj rreth jush, keni shtëpi banimi përreth dhe jeni të armatosur plotësisht si në një luftë civile, automjete të rënda të armatosura që për të gjithë ne janë absolutisht të papranueshme. Dhe për njerëzit në terren, kjo është e frikshme dhe sigurisht që më duhet ta pyesja se çfarë dreqin po bën këtu dhe thashë se e di që nuk është faji i tyre. E di që nuk ndihen rehat, por sidoqoftë unë e bëj këtë pyetje”, ka thënë tutje ajo.

Po ashtu, ajo gjatë konferencës ka thënë se me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim konstruktiv dhe konfidencial.

“Me kryeministrin patëm një takim shumë konstruktiv dhe konfidencial. Nuk do të zbuloj asnjë detaj. E di që ai jo vetëm që ka mbaruar takimet me mua, por ka pasur shumë njerëz të tjerë përreth gjatë fundjavës, që u përpoqën ta kontaktojnë dhe të flasin me të dhe ndërkohë që kjo varet nga Qeveria. Dhe i takon Qeverisë t’i marrë vendimet e nevojshme që nuk varen nga unë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka ritheksuar se ajo është një nga mbështetëset më të fuqishme të pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Por, sipas saj, ajo se çfarë po ndodh në veri të Kosovës nuk është aspak në rregull. Ajo ka thënë se zgjedhjet ishin të ligjshme, por kryetarët e rinj nuk mund të qeverisin me një apo dy për qind të votave.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika