Çka duhet të pres Kosova nga rezultatet e zgjedhjeve në BE?

Ndihma financiare për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, Lindja e Mesme por edhe Rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, janë çështje të cilat sipas njohësve të zhvillimeve politike, do të ndikohen nga rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Paralajmërimet për rritjen e së djathtës ekstreme brenda Parlamentit, sipas tyre do mund të afektojnë sjelljen e politikat e bllokut për këto tema

370 milionë qytetarë nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian nga e enjtja e deri të dielën e kanë të drejtën që tu drejtohen kutive të votimit për t’i përzgjedhur deputet që do t’i përfaqësojnë në Parlamentit Evropian.

Bazuar në parashikime dhe sondazhe të ndryshme pritjet janë që të rritet përkrahja për ekstremin të djathtë.

Njohës të zhvillimeve brenda kontinentit evropian presin që e djathta të fitojë terren dhe të grupi i tretë më i madh, gjë që sipas tyre do të ndikonte menjëherë në vendimmarrjen dhe sjelljen e Bashkimit Evropian.

“Ndikimi i tij do të varet dhe do të shkoj në disa drejtime. Ato lidhen me perceptimin se si ky krah ka fillimisht ndaj zgjerimit dhe temave kyçe aktuale që janë më të rëndësishmet e BE-së. Dhe këtu gjëja e parë që mund të përmendim është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe konfliktet sporadike që ndodhin në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme”, ka thënë profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri.

Sipas Imerit rritja e së djathtës do të ketë ndikime ekskluzivisht në përkrahjen financiare ndaj Ukrainës, dhe pengesa të reja për vendet që synojnë anëtarësim në bllokun e BE-së.

Me këto konkluzione pajtohet edhe Emir Abrashi ish këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.

“Kjo mendoj se duhet duhet të jetë një alarm për institucionet e Kosovës që ta prioritizojnë përmbylljen e procesit të dialogut sa më parë në mënyrë që të mos e rrezikojnë fatin e vendit dhe të ardhmen e vendit brenda për brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Emir Abrashi nga Demokracia Plus.

Për shkak të rrezikut nga situatat e pa-parashikuara, Abrashi bënë thirrje që Kosova të shqyrtojë zbatimin e marrëveshjeve, madje nëse është nevoja edhe njëanshëm, meqë vendi synon anëtarësimin brenda bllokut.

Sondazhe të kryera nga Eurostat, tregojnë se evropianët në masë kanë interes për të marrë pjesë në proces, ndërsa parashikimet janë se grupi më i madh në Parlamentin e ardhshëm që ka 720 ulëse, do të përbëhet nga Partia Popullore Evropiane, me të paktën 180 deputetë, pasuar nga Aleanca Progresive e Socialistëve me afër 140 vende.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika