Çka fiton Kosova politikisht e ushtarakisht nga “Defender Europe 2025”?

Pasnesër në Kosovë do të fillojë ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2025”. Nën udhëheqjen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtarët e FSK-së bashkë me ushtarë të dhjetëra vendeve të tjera do të kryejnë shumë lloje të trajnimeve ushtarake. Sipas njohësve të politikës dhe sigurisë, një ushtrim i tillë me nikoqir Kosovën tregon se Kosova nuk është vetëm dhe jep mesazh në aspektin e sigurisë

Nga data 26 maj deri më 9 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç SHBA-së dhe Kosovës, në të marrin pjesë edhe Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Në 8 vendet pritëse të këtij ushtrimi, përfshirë Kosovën, do të marrin pjesë rreth 12 mijë ushtarë nga SHBA-ja dhe 19 vende aleate.

Për Kosovën, ky do të jetë një rikthim në këtë ushtrim, meqë në vitin 2023 pavarësisht se ishte nikoqire, u përjashtua për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Organizimin e sivjetmë, ish-ushtaraku Afrim Veseli e vlerëson si mirëbesim dhe partneritet mes Kosovës dhe SHBA-së.

Dobia e saj nuk është vetëm në aspektin ushtarak, por mesazhet janë shumëdimensionale, edhe në aspektin politik: që Kosova nuk është vetëm, është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është tregues i qartë që SHBA-ja dhe ushtria amerikane kanë besim ndaj ushtrisë së Kosovës për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të saj ushtarake”, ka thënë Afrim Veseli, Ish-ushtarak.

Megjithatë, për ushtarët e FSK-së kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të avancuar dhe rritur njohuritë e tyre, shton Veseli.

“Në shumë teknika, taktika dhe procedura. Taktikat e ndryshme ushtarake të sulmit, të mbrojtjes, përdorimit të armëve të kalibrave të ndryshëm. Është një mësim i jashtëzakonshëm të marrin praktika se si i zhvillojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj sistemi i komunikimit”, ka thënë Afrim Veseli, Ish-ushtarak.

E, sipas analistes politike Magbule Shkodra, kjo tregon partneritetin që SHBA-ja ka me Kosovën, por sipas saj, aspekti politik në këtë rast është më pak i përfshirë.

“Unë e shoh këtë kryekëput në aspektin e sigurisë. Ka një kohë që ne shohim ndryshime gjeopolitike që po ndodhin, dhe së fundmi vizita e Kaja Kallas, që kishte një mesazh në rreshtat e saj se siguria është prioritet dhe Ballkani duhet të jetë kontribuues i sigurisë, dhe në asnjë mënyrë të mos vijë deri te një eskalim”, ka thënë Magbule Shkodra, Analiste politike.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë periudhës së ushtrimit do të ketë lëvizje të konvojeve nga bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika