Çka fshihet pas qytetit të bukur të Lezhës?

Peisazhe, atmosfera mikpritëse e banorëve, historia, kultura dhe çdo element turistik apo destinacion që gjendët në Lezhë, iu dhuron një përvojë dhe peisazh të jashtëzakonshëm

Pavarësisht numrit të madh të monumenteve kulturore e vendeve piktoreske, ky qytet është i lehtë për t’u vizituar, sepse secila nga kjo perlë gjendët shumë pranë tij.

Është ky qyteti i Lezhës, një zonë atraktive ku mund t’i gjesh të gjitha: turizmin detar, malor dhe atë lagunor.

Pjerin Ndreu- Kryebashkiak i Lezhës ka thënë se ”nëse ka atraksione që duhet të vizitohen në Lezhë, atëherë memoriali dhe kalaja, duhet të jenë të parat në listën tuaj. Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë”.

”Përveç mureve të kishës, në këtë objekt është i vendosur busti i Skenderbeut, Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut”, është shprehur ai.

Ndërsa, historiani Paulin Zefi është shprehur se ”Pasi të jeni ngjitur në majën e Tyrbes, pamja që shijoni nga atje, do të mbetët gjatë në mendjën tuaj. Lezha është me fat që ka një kala të tillë, e cila mbetët edhe fokusi kryesor i gjithë turistëve që vijnë në këtë pjesë të Shqipërisë”.

Sipas tij, ”një pamje e bukur surreale që përhapet në horizont, të bën të ndjehesh mrekullueshëm”.

Specialisti i monumenteve të kulturës, Ded Margjoni, ka thënë se nanorët e atjeshëm e quajnë “Krenaria e Lezhës”.

”Sepse pikërisht në këtë vend bashkohet qielli me kaltërsinë e detit, që deh shikimin në lagunat e Kune- Vainit. Ato janë vërtetë një oazë shumë e bukur”.

Rruga mes dy lagunave, duket si në parajsë. Po të shkosh njëherë, mendja do të mbetët përherë.

Përveç pamjes piktoreske dhe freskisë që të ofron laguna, ajo është shtëpi edhe për shumë peshkatarë, ka thënë ndër të tjera mënkryetari i Lezhës Ermal Pacaj.

Kurse për peshkatarin Dritan Doda, Vizita në Lezhë nuk përfundon me kaq.

”Ajo vazhdon me turizmin malor, ku në cepet e tij janë të fshehura bujtinat dhe restaurantet, që plotësojnë bukuritë e këtij vendi. E ku ka më mirë se sa të shijosh perëndimin e diellit me ushqimet tradicionale që iu ofrohen këtu.

Është e pamundur të shkosh në Lezhë e mos të vizitosh plazhet e bukura të saj, që në tanësi janë të shumta.

Mes pishave aty afër, mund të shijosh rrezet e diellit, teksa shikon shkëmbinjtë e mrekullueshëm përballë.

E qershia mbi tortë, padyshim që është “Rana e Hedhun”: Kjo bukuri natyrore unike.

Renaldo Xhanej- Drejtor i turizmit në Lezhë është shprehur se resortet pranë plazheve të bukura plot rërë, ofrojnë kushte për secilin vizitorë.

Imagjinata juaj do të shkojë edhe përtej kësaj.

Afër plazheve, janë në ndërtim e sipër,edhe shumë hotele dhe apartamente, të cilat po kujdesën për të plotësuar nevojën e secilit turistë. Nga aty, mund të zgjedhësh pamjen nga tri mrekulli të Lezhës: nga shkëmbinjtë, nga deti dhe nga laguna.

Të fundit nga rubrika