“Çka ka bërë në Evropë”: “Nxehet” Statovci thotë se Batatina nuk është selektor i duhur për Kosovën

Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci ka thënë se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, nuk do të ishte i duhuri për përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Statovci ka thënë se nuk është i njëjtë menaxhimi në Kombëtare sikurse te skuadrat.

”Jo, jo, nuk do të ishte i duhuri, po vetëm në Llap është trajner Tahiri. Çka ka bërë në Evropë? A e ka mposhtur ndokënd? Nuk është njëjtë si të menaxhohet një klub, si një kombëtare.”

”Tetë ndeshje Tahiri ka pasur periudhë që nuk ka fituar, ka pasur periudhë Ilir Daja që nuk ka fituar tetë ndeshje. Në kombëtare mos me fitu tetë ndeshje, je në pozitën e fundit,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika