Nga sezoni i ri Ferizaji do të garojë në Ligën e Parë. Ndërsa për humbjen e pësuar sotme ndaj Lirisë në barazh, në emisionin “Dueli Sportiv” ka folur trajneri i njohur Bylbyl Sokoli.

“Te Ferizaji kishte një ngarkeësë të madhe. E pamë një ekzekutim jo të mirë të penaltive, anipse portieri i Lirisë ishte fenomenal në 11-të metërsha”, tha ai fillimisht.

Teksa, shtoi se “Ferizaji nuk kishte koncentrim, nuk kishte aksione të rrjedhshme. Një papërvojë e një trajneri të huaj, po mendojnë që në Kosovë është lehtë, por sot doli të jetë që nuk është ashtu”.

Sokoli po ashtu tha se “sot ishte neutral, Liria i ka munguar Superligës. Por, nuk kishte futboll aq kualitativ në përgjithësi”

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim