Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është parë sot në një takim me ish-ministrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Demolli.

Ky takim vjen vetëm disa ditë para konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës dhe disa ditë pas refuzimit të ftesës – së Kurtit – për takim nga ana e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku: Fjalët kanë peshë – LDK nuk pranon takim me Kurtin

Kujtojmë se para dy ditësh, Haxhiu ka thënë se LVV po pret që të konstituohet Kuvendi dhe sipas saj, kur flitet për skenarë, dihet që vetëm LVV mund ta bëjë Qeverinë dhe partitë opozitare jo. Haxhiu ka shtuar se kjo nënkupton që ose LVV e bën Qeverinë, ose shkohet në zgjedhje të reja.

“Po presim që të konstituohet Kuvendi,. Ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë VV dhe në anën tjetër s’mundet opozita. Duke qenë kështu, o e bëjmë Qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu.