Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Të mërkurën e 12 prillit këto ngjarje janë paralajmëruar që do të zhvillohen në Kosovë, pritet që të ketë vazhdim të seancës plenare të Kosovës, përveç kësaj seance deputetët do të kenë dhe dy komisione në të cilat do të mblidhen këtë të mërkurë. Ato janë, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Komisioni për të […]
Të mërkurën e 12 prillit këto ngjarje janë paralajmëruar që do të zhvillohen në Kosovë, pritet që të ketë vazhdim të seancës plenare të Kosovës, përveç kësaj seance deputetët do të kenë dhe dy komisione në të cilat do të mblidhen këtë të mërkurë. Ato janë, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Ndërsa në Kosovë do të mbahet një marsh i organizuar nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filologjik, kundër menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës, por kjo nuk është ngjarja e vetme që ka të bëjë me arsimin në Kosovë. Sot nga Instituti EdGuard dhe Ministria e Arsimit do të prezantohet zyrtarisht fillimi i procesit të Rishikimit të Teksteve Shkollore.
Më poshtë mund t’i lexoni detajet për secilën ngjarje që është paralajmëruar se do të ndodhë në Kosovë për të mërkurën e 12 prillit.
Nga ora 10:00, Instituti EdGuard së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit të Rishikimit të Teksteve Shkollore. Merr pjesë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci në Hotel Sirius.
Po ashtu nga 10:00 Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban dёgjim publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore. Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, salla N506.
Edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në orën 10:00, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, salla N303.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në objektin e KQZ-së nga ora 10:00.
Ndërsa nga 10:00 Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do t’i shprehë pakënaqësitë nëpërmjet një marshi simbolik në shenjë revolte ndaj menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës. Ky marsh do niset nga Fakulteti i Filologjisë deri te Rektorati.
Ndërsa nga ora 11:00 Departamenti i Gazetarisë promovon revistën “Intro”, që i dedikohet edukimit medial, me fokus perspektivën e qytetarëve. (Fakulteti i Filologjisë).
Nga ora 12:00 Kuvendi i Kosovës e mban vazhdimin e seancës plenare.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmëruar se në orën 12:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial. (Lubizhdë të Hasit).
Partia Socialdemokrate e Kosovës nga ora 14:00 do të mbajë aksion simbolik te zyrat e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, pas aksionit, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, prononcohet për media.
Nga ora 20:15 Kosova luan kundër Polonisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.















