Çka pritet të ndodhë të mërkurën në Kosovë
Të mërkurën e 29 marsit të vitit 2023, këto ngjare pritet të ndodhin në Republikën e Kosovës. Duke nisur nga ora 9:30 e mëngjesit pritet që Iniciativa për Progres (INPO) ta publikojë raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës”. (Hotel “Sirius”). Gjithashtu, në po të njëjtën orë do të […]
Të mërkurën e 29 marsit të vitit 2023, këto ngjare pritet të ndodhin në Republikën e Kosovës.
Duke nisur nga ora 9:30 e mëngjesit pritet që Iniciativa për Progres (INPO) ta publikojë raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës”. (Hotel “Sirius”).
Gjithashtu, në po të njëjtën orë do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala. (Hagë).
Ndërsa komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të nisin të mblidhen nga ora 10:00.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302).
Një orë më vonë mblidhen edhe dy komisionet e tjera nga ora 11:00.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi, salla N10).
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303).
Ndërsa, nga ora 10:00 në Hotel Sirius në Prishtinë, Qendra e Kosovës për Eksport e organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”.
Ndërsa, nga ora 12:00 do të promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabul edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare).
Në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë do të bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual. Pritet që edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të jetë e pranishme.















