Çka thonë numrat, Qeveri Kurti 3, apo opozita vjen në pushtet?

Votat e numëruara deri më tani as opozitës e as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ia japin fuqinë që ta krijojnë të vetme Qeverinë, ndonëse opozita nëse bëhet bashkë me komunitetet jo-shumicë, i ka 63 deputetë. Analistët politikë thonë se zgjedhja e presidentit të ri në pranverën e ardhshme e bënë problematike situatën. Problematike sipas ekspertëve të çështjeve juridike kushtetuese mund të jenë edhe zvarritjet e qëllimshme për shkak të zbrazëtirave në Kushtetutë e rregullore.

Pa llogaritur mbi 84 mijë vota nga diaspora, dhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, në numra, kjo do të jetë përbërja e Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Me gati 340 mijë vota, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 47 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë së paku 25 deputetë, me mbi 184 mijë vota.

Lidhja Demokratike me mbi 164 mijë vota ka 20 deputetë. Ndërkaq koalicioni AAK-NISMA sipas rezultateve preliminare me mbi 62 mijë vota zë 8 ulëse në Kuvend.

Lista Serbe ka 9 deputetë, 1 deputet i takon partisë së ministrit në detyrë, Nenad Rashiq. Ndërkohë 3 ulëse i takojnë komunitetit boshnjak, 2 atij turk, 2 egjiptianëve, dhe nga një deputet komunitetit rom, ashkali dhe goran.

Njeriu që i prinë partisë më të votuar në vend, Albin Kurti e ka përjashtuar çfarëdo bashkëpunimi me opozitën.

Ndërkaq nga partitë opozitare, AAK dhe PDK të paktën me Lëvizjen Vetëvendosja kanë thënë se nuk do të bëjnë kurrfarë koalicioni e LDK ka paralajmëruar se qëndrimin e vet politik do ta bëjë të ditur pas numërimit përfundimtar.

Kryeministrit të ri i duhen 61 deputetë. Vetëvendosje ka 47 dhe për të ardhur në pushtet i duhen të paktën edhe 4 deputetë, duke llogaritur këtu edhe 10 deputetët e komuniteteve joshumicë.

E nëse opozita bëhet bashkë me komunitetet joshumicë tash për tash i ka 63 vota.

Sigurisht kështu janë numrat por jo domosdoshmërisht realiteti, pasi që mund të ndërrojë numri i deputetëve por edhe nuk dihet kush me kë bashkëpunon.

Analistja politike Magbule Shkodra mendon se për shkak të sfidës që pritet pas një viti me zgjedhjen e presidentit, fituesi i zgjedhjeve por edhe opozita nuk janë fort të flaktë të vijnë në Qeveri.

“Nëse z. Kurti nuk arrinë ta formoj Qeverinë si i pari që e ka të drejtën atëherë opozita duhet të bashkëpunojë, të jenë konstruktiv, dhe të na dëshmojë që me të vërtetë brengosen për Kosovën dhe qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë të vërtetë”, ka thënë Shkodra.

E procedurat janë këto. KQZ i certifikon rezultatet, e më pas përbërja e re e Kuvendit betohet dhe partia e parë e fiton të drejtën për të votuar të nominuarin e saj për ta udhëhequr Qeverinë.

“Nëse brenda 15 ditësh nga ofrimi i mandatarit të partisë fituese drejt Presidencës nuk bëhet përgatitja për kabinet dhe votimi i kabinetit në Kuvend, atëherë Presidentja ka të drejtë me Kushtetutë që ta nominoj një tjetër mandatar të asaj partie e me një vendim të Gjykatës Kushtetuese ose të një partie tjetër, të dytës”, ka thënë eksperi i cështjeve juridike kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Baraliu shton se nëse edhe mandatari i dytë për 10 ditë nuk i siguron votat, atëherë Presidentja e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat mbahen brenda 40 ditësh.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika