Çka thuhet në vendimin për pezullimin e Nexhat Krasniqit nga pozita e shefit të divizionit të prokurimit në MMPHI?

Nexhat Krasniqi është pezulluar nga pozita e udhëheqësit të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) pas sanksioneve të SHBA-së. Vendimi është konfirmuar nga zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi

Pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nexhat Krasniqi është pezulluar nga pozita e udhëheqësit të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Hysen Durmishi, zëvendësministër i kësaj Ministrie.

“Të premten, kryetari e ka marrë një vendim, ai është pezulluar nga pozita që e ka pasur”, ka deklaruar Durmishi.

Vendimi i nënshkruar nga zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të MMPHI-së, Izedin Bytyqi, obligon Divizionin e Prokurimit, Njësinë e Burimeve Njerëzore dhe Divizionin për Buxhet dhe Financa, për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 nëntor 2023, ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim

Pas saksionimit të Krasniqit, ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Sipas tij, saksionimi i Krasniqit tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale, duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, kishte shkruar Hovenier në Twitter. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika