Çka u gjet në njërën nga autoblindat e grupit terrorist në Banjskë?

Dalin disa pamje nga autoblinda e grupit terrorist, që u gjet e braktisur në zonën malore të fshatit Banjskë të Zveçanit, pas aksionit të Policisë së Kosovës me sulmuesit terroristë

Fotografi e Autoblindes

Janë publikuar pamje të autoblindës së grupit terrorist, që u gjet e braktisur në zonën malore të fshatit Banjskë të Zveçanit. Këto pamje i ka bërë publike Betimi për Drejtësi.

Në këtë autoblindë shihet një sasi e konsiderueshme e armatimit të llojeve të ndryshme, si Zolla, eksploziv, municion i kalibrave të ndryshëm, arka të mbushura me predha, granata dhe armë personale.

Sipas raportimi, autoblinda është ende në atë zonë.

Ndërsa, të hënën, Policia e Kosova ka ekspozuar armatimin që u gjet pas sulmit terrorist, ku përbëhej prej një arsenali armësh të ndryshme, zolla, kallashnikov, vetura e lloje të ndryshme të armatimit.

Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet e tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i së dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues. Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë kërkesë zyrtare për paraburgim kundër tre të dyshuarve të identifikuar si  V.T., B.S., dhe D.M. për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se kërkesa për paraburgim është ngritur për tre të pandehurit në lidhje me akuzat për “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,” sipas nenit 126 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për “Kryerjen e veprave terroriste” sipas nenit 129 të të njëjtit kod penal.

Seanca e caktuar për trajtimin e kësaj çështjeje do të mbahet sot, e martë, me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special.

Në këtë seancë do të vendoset mbi masën e paraburgimit të propozuar për të akuzuarit.

Ndërsa, siç raporton ekipi i terrenit të RTV Dukagjini, zyrtarë të policisë kanë mbërritur në pallatin e Drejtësisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika