Clark, Kouchner e Walker në mesin e dëshmitarëve për rastin e Thaçit në Hagë

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, e ka bërë publike listën me emrat e diplomatëve të cilët pritet të dëshmojnë pro Thaçit, si dhe ka kërkuar që ata të ftohen për dëshmi menjëherë pasi janë në moshë të shtyrë dhe mund të vdesin. Në mesin e këtyre personave janë edhe gjenerali Wesley Clark, diplomati Bernard Kouchner dhe ambasadori William Walker

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.





Gjenerali Wesley Clark, diplomati Bernard Kouchner dhe ambasadori William Walker, janë vetëm disa nga emrat që pritet të japin dëshminë e tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për rastin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, e ka bërë publike listën me emrat e diplomatëve të cilët pritet të dëshmojnë pro Thaçit, si dhe ka kërkuar që ata të ftohen për dëshmi menjëherë pasi janë në moshë të shtyrë dhe mund të vdesin.

8 diplomatë të lartë ndërkombëtarë pritet të japin dëshminë pro-ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi është duke u akuzuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, tashmë i ka bërë publikë emrat e diplomatëve ndërkombëtarë që do të japin dëshminë e tyre pro Thaçit. Këtë listë me emrat e diplomatëve, avokati i ish-presidentit të Kosovës e ka dorëzuar në adresën e gjyqtarit dhe ka kërkuar që të ftohen për të dhënë dëshmi menjëherë, pasi sipas tij ata janë në moshë të shtyrë dhe mund të vdesin.

Krahas personave të lartpërmendur, lista e personave që do të dëshmojnë pro Hashim Thaçit përfshin edhe:

Steve Bennett (drejtor i Departamentit të OSBE-së për Arsimim dhe Zhvillim të Policisë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 1999-2006), një diplomat është i redaktuar, Gjenerali Wesley Clark (Komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë dhe komandant i përgjithshëm i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në majin e vitit 2000), Jock Covey (Zëvendës i Parë i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri më 2001), Michael Durkee (Këshilltar politik i komandantëve supremë aleatë të NATO-s në Evropë (SACEUR) Clark, 1998-1999), Daan Everts (Shef i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Shqipëri dhe pastaj i Zyrës së OSBE-së në Prishtinë më 1999), Bernard Kouchner (Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), korrik 1999 deri në janar të vitit 2001), William Walker (Shef i Misionit Verifikues të Kosovës të OSBE-së nga 17 tetori 1998 deri në mesin e qershorit 1999).

Dëshmitarët sipas avokatit Keohe kanë pasur kontakte personale e profesionale me Thaçin, dhe dëshmia e tyre do të ndihmojë në vlerësimin e fajësisë apo pafajësisë së tij.

Avokati i Thaçit zbulon listën me tetë dëshmitarë ndërkombëtarë





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika