Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e gjeneralit të njohur amerikan, Wesley Clark, një prej figurave kyçe të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999.

Clark, i cili drejtoi Aleancën gjatë fushatës ajrore kundër forcave serbe, dha një dëshmi të në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë seancës përmbyllëse, Clark deklaroi qartë se UÇK-ja nuk ka qenë organizatë terroriste, por një grup njerëzish që refuzuan shtypjen sistematike nga regjimi serb.

Ai kujtoi se në fillimin e viteve ’90, pjesëtarët e UÇK-së vepruan në rrethana ekstreme represioni dhe kishin synim të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar.

“Ata janë njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë dhe të jashtëligjshëm i cili meritonte të largohej dhe të zëvendësohej. E njëjta gjë po ndodhë aktualisht në Ukrainë”, ka thënë Clark.