Çlirimi i Kosovës, Mesiq: BE-ja është shtëpi e përbashkët e rajonit

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në seancën solemne për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka thënët se Bashkimi Evropian është shtëpi e përbashkët e rajonit dhe NATO-ja një ombrellë e përbashkët e sigurisë dhe ekonomike

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në seancën solemne për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënët se Bashkimi Evropian është shtëpi e përbashkët e rajonit dhe NATO-ja një ombrellë e përbashkët e sigurisë dhe ekonomike.

“Pikërisht këtë po e theksoj këtu, në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, duke shënuar 25 vjet nga çlirimi i Kosovës, para së gjithash falë UÇK-së, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të aleancës së NATO-s dhe SHBA-së” .

Mesiq tha se edhe pse mendohej se koha më e vështirë kishte kaluar” ka ende nevojë për veprim dhe prani të bashkësisë ndërkombëtare në rajon, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje-Hercegovinë.

“Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me shumë sfida, në fakt sfida të vjetra që janë ridizajnuar. Mund të them lirisht se arkitektura kufitare në rajon u kompletua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, ka ende kërcënime dhe rreziqe nga të ashtuquajturat projekte megashtetërore. Paqja dhe stabiliteti duhet të jenë vendet tona të shenjta që duhet të sigurojnë prosperitetin e të gjithëve ne. Përgjigjja më e mirë për të gjitha sfidat dhe kërcënimet është perspektiva euroatlantike”, shtoi ai.

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika