Çmimet e derivateve bien për një cent

MINT ka publikuar çmimet e derivateve për 24-orët e ardhshme duke bërë të ditur se çmimet e naftës, benzinës dhe gazit kanë rënë për një cent

Ilustrim





Nga 1.78 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të enjten, të premten ky çmim ka rezultuar të bjerë për një cent, 1.77 euro për litër.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të premten e 21 tetorit.

Krahas saj, edhe benzina dhe gazi kanë rënë për një cent.

Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.40 euro për litër, ndërsa gazi 0.72 centë për litër. Përgjatë të enjtes, çmimi i benzinës ishte 1.41 euro për litër, ndërsa ai i gazit, 0.73 centë për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide për 24 orë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika