Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.39 euro, benzina 1.33 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1 euro e 39 centë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1 euro e 33 centë për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 67 centë për litër.

Çmimet e publikuara nga MINT vlejnë për 24 orë dhe janë të detyrueshme për operatorët ekonomikë që merren me tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë.

Të fundit nga rubrika