Çmimet e naftës bien në botë, rriten në Kosovë

Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, pas arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, nuk është reflektuar në tregun e Kosovës.

Përkundrazi, çmimet e derivateve të naftës në vend po vazhdojnë të rriten nga dita në ditë.

Sot, sipas njoftimit, një litër naftë tregtohet me 1.91 euro, benzina me 1.47 euro, ndërsa gazi me 0.82 euro për litër.

Këto çmime shënojnë rritje krahasuar me një ditë më parë.

Të mërkurën, nafta kushtonte 1.89 euro për litër, benzina 1.46 euro, ndërsa gazi 0.77 euro për litër.

Lidhur me këtë situatë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se pret stabilizim të çmimeve në ditët në vijim, pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika