Çmimet e naftës bien pas njoftimit për marrëveshjen SHBA-Iran

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në tregjet aziatike pas njoftimit për arritjen e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Nafta Brent, që konsiderohet standardi global i tregut, ra me 3.8 për qind në 84.02 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u ul me 4.1 për qind, duke arritur në 81.40 dollarë për fuçi.

Pakistani, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues në negociata, njoftoi se marrëveshja do të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi marrëveshjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku deklaroi se “nafta do të rrjedhë”.

Ngushtica e Hormuzit ishte bllokuar praktikisht që pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar shqetësime në tregjet globale të energjisë dhe rritje të çmimeve të naftës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika