Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për marrëveshje paqeje mes SHBA-së e Iranit

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rritje, mes shpresave për një marrëveshje paqeje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit që mund t’i japë fund konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një marrëveshje me Teheranin është “kryesisht e negociuar”, duke shtuar se detajet pritet të bëhen publike së shpejti.

Megjithatë, ai u kërkoi negociatorëve amerikanë të mos nxitojnë në finalizimin e saj.

Si pasojë e optimizmit për marrëveshje, çmimi i naftës Brent ra me 5.5 për qind në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane shënoi rënie prej 5.8 për qind.

Trump ka bërë të ditur se marrëveshja mund të përfshijë edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe detare nga e cila kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Ndërkohë, indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9 për qind, duke kaluar për herë të parë nivelin 65 mijë pikë, pasi tregjet reaguan pozitivisht ndaj mundësisë së rihapjes së ngushticës.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se qëndrimet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se ende nuk ka dakordim për çështjet kryesore dhe akuzoi SHBA-në për deklarata kontradiktore.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika