Çmimi tavan për naftën, përgjatë të dielës, është 1.78 euro për litër, çmim i cili ka rënë për një cent.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të dielën.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.41 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.74 centë për litër.

Çmimi i benzinës mbetet i njëjti, ndërsa i naftës dhe i gazit ka rënë për një cent.

Çmimet e lartcekura do të jenë valide për 48-orët e ardhshme.