Çmimi i naftës në Shqipëri rritet në 265 lekë (2.19 euro)

Bordi i Transparencës më 17 qershor 2022 ka vendosur çmimet e reja të naftës, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 265 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër

Ilustrim

Bordi i Transparencës, pas mbledhjes që është mbajtur të premten e 17 qershorit, ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.

Çmimet e reja të vendosura nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi më 17 qershor, pas orës 18:00.

Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 265 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër, raporton “top-channel.tv”, transmeton “PortaliD”.

Duke u bazuar në çmimet e reja, nafta është rritur me 7 lekë.

Çmimi i ri i naftës nga Bordi i Transparencës është çmimi më i lartë që është vendosur prej krijimit të Bordit.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Gazi do të shitet me pakicë 86 lekë/litër dhe me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Bordii Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve.

Ndërsa, në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrialë, çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika