Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot në Kosovë.
Sipas vendimit të publikuar nga ministria, çmimet maksimale janë:
- Nafta: 1.61 euro për litër;
- Benzina: 1.52 euro për litër;
- Gasi: 0.76 euro për litër.
Këto çmime vijnë në një periudhë të luhatjeve të vazhdueshme në tregun e derivateve, të ndikuara nga zhvillimet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
